Takimi i përbashkët mes dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, do të mbahet më datë 2 tetor.

Ndryshe nga ç’ishte parashikuar për t’u mbajtur në Shkodër, dy krerët e qeverive shqiptare dhe kabinetet e tyre do të takohen të premten më 2 tetor në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve.

Ndër të tjera, në mbledhje pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për krijimin e fondit të përbashkët për mbështetje të shqiptarëve në Luginë. Më herët, takimi ishte programuar të mbahej më datë 25 shtator, por për shkak se në Kosovë kjo ditë ishte seancë plenare, kryeministri Hoti njoftoi ndryshimin e datës dhe shtyrjen e saj për më 2 tetor.