Më 18 shtator do të nisë regjistrimi i popullsisë dhe banesave.

Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë hapëse për Censin ka shprehur rëndësinë që ai ka në politikëbërjen në vend.

“Censusi është i rëndësishëm edhe për ne. Është i rëndësishëm për politikëbërësit, për të korrigjuar trajektoret e politikave ekzistuese në realitetet konkrete demografike. Është më mirë të nisemi nga realiteti demografik dhe jo nga listat e votuesve të cilat përfshijnë të gjithë dhe ata që banojnë dhe ata që nuk banojnë aty, ndërkohë që realiteti demografik është krejt ndryshe.

Ne themi që në Shqipëri marrin pjesë 52-53% në votime, por kjo është e pavërtetë sepse në Shqipëri marrin pjesë shumë më tepër në votime, po të kemi parasysh se votojnë ata që janë këtu dhe shumë nga ata që janë në lista dhe që numërohen në përqindjen e përgjithshme, por që nuk janë këtu dhe nuk do votojnë. Kështu që ne nuk mund të bëjmë politika korrekte në raport me nevojat demografike duke u nisur nga shpërndarja e popullsisë në bazë të listës të votimit por duhet t’i bëjmë në bazë të regjistrimit të popullsisë, pra në bazë të rezultateve të këtij censusi.

Ky census i 12-ti në historinë e shtetit shqiptar, i pari besoj unë që ka këto mjete në dispozicion sepse në kohën kur është bërë censusi i fundit para këtij, nuk ka qenë teknologjia në këtë nivel, po ashtu edhe INSTAT nuk e ka pasur gjithë këtë eksperiencë të shtuar në gjithë këto vite dhe po ashtu prania dhe bashkëpunimi i partnerëve nuk ka qenë kaq i konsoliduar, qoftë dhe për arsye se kanë kaluar disa vite me shumë”- tha Rama.

I ndalur tek minoritetet në Shqipëri, kryeministri u shpreh krenar për mënyrën që vendi ynë i trajton grupet minoritare, duke theksuar se ne kemi krijuar një legjislacion optimal në ndihmë të këtyre komuniteteve.

Unë jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë por një nga gjërat që më bën më shumë krenar, është që Shqipëria ka legjislacionin më të avancuar evropian , pra është në kategorinë e parë, se janë disa kategori mes vendeve evropiane dhe mes vendeve të Bashkimit Evropian

Se janë disa kategori mes vendeve europiane dhe mes vendeve të Bashkimit Europian, për legjislacionin për minoritetet. Ne jemi në kategorinë e parë. Legjislacionin e ri për minoritetet e kemi bërë pa na e kërkuar kush se dhe ligji i mëparshëm dhe kuadri i mëparshëm ishte në rregull, por deshëm vërtet të bënim legjislacion optimal, rrezatues dhe për këtë jam shumë krenar.

E dyta, jam shumë krenar për mënyrën sesi Shqipëria i ka integruar dhe sesi në Shqipëri trajtohen të gjitha minoritetet pa asnjë përjashtim dhe pa asnjë diskriminim dhe nëse ka probleme për dikë apo për disa në një komunitet etnik tjetër, janë probleme që janë njësoj në komunitetet me etni shqiptare. Nuk ka asgjë të ndryshme. Nuk ka një minoritar të vetëm që mund të ngrihet dhe të thotë unë kam një problem që lidhet me faktin që jam me një etni tjetër dhe këtë problem nuk e gjeni dot tek askush që është me kombësi shqiptare. Nuk ekziston. Prandaj ne e dimë shumë mirë që ka në çdo aspekt gjëra për t’u përmirësuar edhe për minoritetet, për jetën e tyre, për mirëqenien e tyre siç ka për të gjitha komunitetet me kombësi shqiptare, por jemi në një pozitë që mund ta themi me plot gojën leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush. Asnjë vend! Zero!”- tha Rama.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel