Bebe Rexha publikoi dje në Instastory një video që i ka lënë fansat me gojëhapur.Këngëtarja me origjinë shqiptare mbante në dorë një kitarë të vogël, e cila ishte e bërë prej çokollate, e teksa kërcente, vëmendjen e mori pamja e saj.

Ajo që vihet re në videon në fjalë është se 31-vjeçarja shfaqet me flokë të çrregullta dhe pa pikë make up-i në fytyrë. Ndërkohë, në fund të saj ajo shfaqet duke e ngrënë kitaren, e cila ishte në ngjyrë rozë.

Aktualisht, artistja me famë ndërkombëtare është në një lidhje me Keyan Safari.

Lajmet se dyshja ishte bashkë dolën për herë të parë në muajin gusht të vitit të kaluar. Rexha madje ka treguar se familja e saj e pëlqejnë shumë partnerin që ka në krah dhe se shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Përsa i përket kartrierës, Rexha përmbylli një vit shumë të suksesshëm në muzikë, ndërsa pritet që edhe gjatë këtij viti të sjellë shumë projekte të reja.