Në bisedën e saj të parë telefonike me Presidentin e SHBA Joe Biden, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se bashkëpunimi ndërkombëtar është jetik për të trajtuar sfidat globale si pandemia e koronavirusit dhe ndryshimi i klimës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjatë bisedës së tyre theksuan njëzëri se pandemia e koronavirusit dhe sfidat e tjera globale mund të përmbusheshin vetëm nëse vendet punonin së bashku.

Në bisedën e tyre të parë telefonike që kur Biden mori detyrën javën e kaluar, Merkel gjithashtu e mirëpriti vendinin e Biden që ktheu SHBA në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe marrëveshjen e Parisit për klimën.

“Kancelarja dhe presidenti amerikan Biden ranë dakord gjatë bisedës se ishin të nevojshme përpjekje më të forta ndërkombëtare për t’u marrë me pandeminë e koronavirusit”.

Udhëheqësit folën gjithashtu edhe për çështje të politikës së jashtme si Afganistani dhe Irani, së bashku me politikën tregtare dhe klimatike, tha Seibert, duke shtuar se Merkel “deklaroi gatishmërinë e Gjermanisë për të marrë përsipër përgjegjësi në trajtimin e detyrave ndërkombëtare së bashku me partnerët e saj evropianë dhe transatlantikë”.

Gjithashtu kancelarja Merkel e ftoi presidentin e SHBA, Biden të vizitojë Gjermaninë sa më shpejt që të jetë e mundur.