ATSH/ Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel zhvilloi sot një takim në Tiranë, me krerët e qeverive të Ballkanit.

Takimi mes Kancelares Merkel, Kryeministrit Edi Rama dhe krerëve të tjerë të qeverive të Ballkanit u zhvillua në ambientet e Tirana Business Park.

Në kuadër të këtij takimi, u realizua edhe Fotoja Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

“MK Hotels, Tiranë – Kancelarja me liderët e rajonit në mjediset e bukura të investimit më të ri gjerman në Shqipëri”, tha Rama, ndërsa ndau pamjet e këtij takimi.

Në vijim, në orën 14:35, Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park.

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit fillimisht në një takim kokë më kokë nga Kryeministri Edi Rama. /