Kancelarja gjermane Angela Merkel ripohoi vendosmërinë e qeverisë gjermane për të përfunduar ndërtimin e tubacionit të gazit Nord Stream 2 nga Rusia, pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për ta ndërprerë projektin.

“Ne nuk i konsiderojmë të ligjshme këto sanksione jashtëterritoriale, pra ato që shkojnë përtej territorit të SHBA-së”, tha Merkel në Stralsund, duke iu referuar sanksioneve që Uashingtoni ka vendosur ndaj subjekteve të lidhura me tubacionin Nord Stream 2.

Sipas SHBA-së, tubacioni i Detit Baltik do të rrisë varësinë e BE-së nga Rusia për këtë mall, duke i dhënë Moskës një fuqi më të madhe politike në kontinent dhe një mjet për të ndërprerë furnizimet e energjisë.