Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se sot ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, ndërsa ka falenderuar më tej dhe shkencëtarët pasi me punën e bërë arritën të krijonin vaksinën.
“Një nga përfitimet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksinën COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë që na çuan në këtë pikë”, shkroi ai në postimin e tij.