“Profesionin e mësuesit e shikon si një mision të shenjtë dhe të çmuar, prandaj gjatë gjithë karrierës së saj ka luftuar që të ketë përherë përgatitje shumë të mirë shkencore të ecë sipas metodave më bashkëkohore dhe të injektojë gjithmonë tek nxënësit e saj qëndrim etik dhe aktiv ndaj ngjarjeve e dukurive”.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ndau sot këtë parim të punës së përditshme të mësuese Dila Prendi, e cila prej vitesh ushtron prej 34 vitesh me pasion detyrën e mësueses së matematikës dhe fizikës në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa” në Rrëshen.

“E përkushtuar, pasionante dhe e suksesshme jo vetëm si mësuese, por dhe si drejtuese në institucionet arsimore. Kjo është Zysh Dila me një përvojë prej 34 vitesh si mësuese e matematikës dhe fizikës, e cila shërben aktualisht në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa” të Rrëshenit”, shprehet Kushi.