Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikod Dhendias, ka planifikuar të vizitojë Shqipërinë më 20 tetor, bëjnë të ditur sot mediat e Athinës.

Raportohet se Dhendias do të zhvillojë takime zyrtare me homologun e tij shqiptar Edi Rama, i cili njëkohësisht është dhe kryeministër i vendit.

Në bisedë do të diskutohen të gjitha çështjet që mbeten të hapura prej vitesh mes dy vendeve.

Epiqendër e bisedimeve do të jetë çështja e detit e cila dështoi në 2009 të hynte në fuqi.

Noa.al mëson se në Shqipëri, z.Dhendias do të takohet edhe me drejtuesit e minoritetit grek në vendin tonë.