Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka rezultuar pozitiv pas testimit për COVID-19.

Ministri Peleshi ka njoftuar sot se, është karantinuar në banesë dhe ka simptoma të lehta.

“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë këtyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat”, shprehet Peleshi.

“Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak. Mbaj maskën!”, tha ministri Peleshi.