Ministria e Shëndetësisë ka bërë një postim së fundmi në rrjete sociale, ku i bën apel qytetarëve shqiptarë. Në njoftim jep disa këshilla për përdorimin e antibiotikut.
Më poshtë, MSH tregon se kur duhet marrë antibiotiku.
“Kujdes! Antibiotikët merren vetëm me udhëzimet e mjekëve. Jo vetëm në këtë situatë të epidemisë, por gjithmonë, këto këshilla duhen pasur parasysh gjatë përdorimit të antibiotikëve:
- Konsultohuni gjithmonë me mjekun dhe farmacistin para se ti përdorni.
- Përfundoni mjekimin që ju jep mjeku dhe zbatojeni atë me përpikmëri.
- Në farmaci, antibiotikun duhet ta kërkoni duke paraqitur recetën e mjekut.
- Mos këmbëngulni të merrni antibiotikë nëse mjeku nuk e rekomandon.
- Kurrë mos përdorni antibiotikë që ju kanë mbetur nga mjekimi i kaluar, ose t’ia jepni dikujt tjetër”, thuhet në njoftimin e ministrisë.