Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se OSSH ka shtuar gatishmërinë në kushtet e emergjencës, shkaktuar nga moti i keq që ka përfshirë vendin.

Rreth 2000 punonjës ndodhen aktualisht në terren, duke punuar në linjat e Tensionit të Lartë, në shtyllat dhe kabinat.

MIE thekson se kujdes i veçantë po tregohet për institucionet e rëndësishme e veçanërisht për spitalet në mënyrë që të furnizohen me energji elektrike pa ndërprerje.