Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier, me të rinj dhe të reja të këtij qyteti tha se, ndërkombëtarizimi i universiteteve i shërben studentëve shqiptarë që të marrin një diplomë me të njëjtën vlerë si në universitetet europiane.
“Ne nuk mund të shkojmë lag me Universitete të cilat janë të mbyllura në vetvete. Na duhet Universitete të lidhura me botën me programe të përbashkëta dhe diploma të përbashkëta europiane”.
“Kjo do të thotë që kur studentët shqiptar shkojnë në një universitet në Shqipëri të kenë mundësi të kenë mundësi të marrin programe europiane”, tha Rama.
Kryeministri tha se, në këtë mënyrë duke studiuar këtu dhe shpenzuar më pak, se të shkosh jashtë vendit dhe të studiosh, merr një diplomë që ka të njëjtën vlerë si në Universitetet europiane”.
“Kjo është përpjekja që po bëjmë.” tha Rama.
Kryeministri u ndal dhe tek studentët ekselentë ku theksoi se, ne dhamë Medaljet e Arit ku ishin 132 nxënës dhe ishte mbresëlënëse nga të cilët ku shumica prej tyre kishin vendosur të studionin në Shqipëri.
“Studentët e këtij niveli do të paguhen me një pagë minimale, pra 340 mijë lekë çdo muaj”, tha Rama.