Një i moshuar 88 vjeç, i infektuar me covid-19, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i moshuari nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak nga insuficienca kardio-respiratore, por jo nga covid -19.

88-vjeçari ishte bartës i covid-19, por ishte asimtomatik për sëmundjen, pra nuk kishte simptoma dhe ky virus sipas ministrisë nuk ishte arsyeja që ndërroi jetë.

I moshuari vuante nga disa sëmundje si  insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.