Strukturat e Policisë së Shtetit janë organizuar për të ruajtur rendin dhe zbatimin e aktit normativ të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid19. Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Albert Dervishaj, ka bërë një pasqyrim të situatës aktuale të gjobave në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku janë vendosur rreth 46 masa administrative. Z.Dervishaj ka thënë se nuk do të ketë aspak tolerime për ata që shkelin aktin normativ.

Po të llogarisim nga fillimi i muajit Korrik e deri më sot në të gjithë vendin janë vendosur gjithsej rreth 46 masa administrative, kryesisht në Tiranë janë 22 masa, në Durrës 10, në Lezhë 4, në Fier 3, në Elbasan e në Kukës nga një masë administrative dhe puna vazhdon. Këto janë vendosur kryesisht për shkelje të karantinimit të detyrueshëm, për mos mbylljen dhe lejimin e aktivitetit të pishinave, 14 raste”, pohoi më tej drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Albert Dervishaj.