Informacionet që gjenden në rrjet mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti, mund të shkaktojnë shpesh konfuzion.

Kjo për faktin se ka pretendime sipas të cilave pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, ajo mund të ketë një ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.

Kafeja përmban substanca të ndryshme. Disa prej tyre kanë efekt mirëbërës në shëndetin e një diabetiku, ndërsa të tjera mund të kenë një ndikim negativ. Kafeina, për shembull, ka një ndikim afatshkurtër tek insulina.

Të dhënat e studiuesve tregojnë se konsumi i lartë i kafeinës përgjatë një periudhe një mujore ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës tek diabetikët.

Sa më i lartë konsumi i kafesë, aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj insulinës. Duke qenë se kafeina ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës, ekspertët janë të mendimit se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Në mungesë të kafeinës, kjo kafe ofron shumë vlera pozitive për shëndetin e një diabetiku. Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga diabeti apo janë të rrezikuar prej tij duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj sheqerit, sepse rrit dramatikisht nivelin e glukozës në gjak. Për pasojë, edhe kafeja duhet pirë me sa më pak sheqer.

Një studim i vitit 2009 ku morrën pjesë plot 40,000 njerëz zbuloi se konsumi i tre filxhanëve çaj apo kafe (pa kafeinë) në ditë ul me 40 përqind rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Një studim tjetër i vitit 2014, tregoi konsumi i kafesë ul me 11 përqind rrezikun e diabetit të tipit 2 në harkun kohor të 4 viteve.

Kafeja përmban polifenolë që luajnë rolin e antioksidantëve të cilët parandalojnë sëmundjet inflamatore. Për më tepër, kafeja përmban magnez dhe krom. Këto minerale ulin ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2.