Gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se takimi i parë i Kryesisë së re mbahet sot në selinë rozë ora 18:30.
Të zgjedhurit e asamblesë si prurje të reja në kryesi janë Albana Koçiu, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.
Ndërsa si më i votuari nga asambleja me 295 vota ishte senatori socialist Erion Brace pasuar nga Arben Pëllumbi me 1 votë më pak.
Të propozuarit e Ramës për në kryesi Klotilda Bushka, Delina Ibrahimi, Pirro Vengu dhe Vangjel Tavo nuk morën votat e mjaftueshme të asamblesë.
Ndërkohë nga kryesia e shkuar Edi Rama preferoi të mos rikandidojë Ditmir Bushatin, Armando Subashin, Olta Xhackën, Mimi Kodhelin, Blerina Gjylametin dhe natyrshëm Ilir Beqaj i arrestuar nga SPAK.
Ndërsa në sekretariatin e ri ekzekutiv dy janë prurjet e reja, Zerina Bruçi- Sekretare për Diasporën dhe Roi Bashaj- Sekretar i Rinisë.
Kryesia e re socialiste:
Edi Rama,
Elisa Spiropali,
Niko Peleshi,
Blendi Klosi.
Të zgjedhur nga Asambleja e PS:
Albana Koçiu,
Eduart Shalsi ,
Igli Hasani,
Toni Gogu,
Anila Denaj,
Etilda Gjonaj,
Klodiana Spahiu,
Lindita Nikolla,
Arben Pëllumbi,
Erion Braçe.
Sekretariati Ekzekutiv i ri PS:
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm,
Damian Gjiknuri – Sekretar Organizmi dhe Zgjedhjet,
Evis Kushi -Sekretare e Gruas,
Milva Ekonomi – Sekretare e Programit,
Romina Kuko- Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare,
Zerina Bruci- Sekretare për Diasporën,
Roi Bashaj- Sekretar i Rinisë.
Top Channel