Deklarata fyese dhe raciste për të futur ndasitë mes shqiptarëve apo denigruar figurën e tyre nga Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, kanë sjellë edhe reagimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili ka preferuar të flasë me fakte si përgjigjen më të mirë ndaj fyerjeve që ministri serb i përdor “si sport” në marrëdhëniet me shqiptarët.
Majko ka publikuar një foto ku Slobodan Miloseviç, Ratko Mladiç dhe Radovan Karadziç në kohën kur jepej shpërblim 5 milionë dollarë për gjetjen dhe informacion ndaj tyre, ndërsa sot janë të dënuar të gjithë për krime luftë nga Gjykata e Hagës.
” Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët. Duhet ti kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë! Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë”, shkruan Majko.
Më herët ministri serb, Vulin hodhi akuza pas takimit të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, se Rama po tenton të krijojë “Shqipërinë e madhe” dhe se po lavdëronte vrasësit e UÇK.
Për këto deklarata të Vulin, Rama kërkoi llogari edhe nga Presidenti Vuçiç që të dënoheshin dhe merreshim masa, ndërsa u kujtoi edhe njëherë se ishin serbët ata që vranë e përdhunuan në Kosovë dhe jo anasjelltas.