Zelanda e Re raportoi 0 raste të reja me koronavirus për të dytën ditë radhazi, një javë pasi u hoqën masat shtrënguese duke nisur hapjen e vendit.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se kjo është një arritje që i bën padyshim të gjithë krenarë. Ajo gjithashtu u bëri sërish apel qytetarëve në Zelandën e Re që të jenë vigjilentë, dukë thënë: Mos bëni veprime që mund ta shkatërrojnë fitoren tonë të mundshme.

Deri tani në Zelandën e Re janë raportuar 1 mijë e 137 raste dhe 20 të vdekur nga Covid-19.