Një tjetër grup mjekësh është nisur sot nga Shqipëria për në Itali me qëllim dhënien e ndihmës për përballimin e koronavirusit.
Ky është kontigjenti i dytë i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që dërgohen në Itali.
Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias.
Detaje të tjera për këtë grup pritet të japë kryeministri Rama në orën 13:00. /abcnews.al