Ashtu si dhe shumë personazhe të shumtë publikë edhe moderatorja Orinda Huta nuk i ka ‘shpëtuar’ dot infektimit me covid-19. Ajo ka treguar me anë të një postimi në rrjete sociale se bashkë me stafin e emisionit që drejton, ‘Jo vetëm Modë’ kanë rezultuar pozitivë me koronavirus por fatmirësisht e kanë mposhtur betejën me virusin.

Kjo është gjithashtu edhe arsyeja pse formatin televiziv nuk e kemi ndjekur prej dy javësh në ekran.

“Dhe ja ku jemi me mungesë prej 2 javësh me speciale të reja. Në fakt arsyeja është një dhe e vetmja. Është asaj që i druhesha më së shumti që prej Marsit dhe po i ruhesha aq shumë që të mos e kaloja Covid-19. Unë bashkë me stafin e Jo Vetëm Modë kemi kaluar tashmë, e kemi kapërcyer këtë virus. Një gjë që nuk do doja kurrë dhe nuk do ia uroja askujt që ta kalonte, kjo jo për të frikësuar gjithsecilin prej jush por për t’ju treguar që duhet të keni shumë kujdes. Kujdes ndaj vetes tuaj, të jeni besimplotë që do e kaloni, dhe sigurisht me ushqimin duke mos neglizhuar absolutisht çdo këshillë të mjekut. Vetëm prej tyre duhet të merrni këshilla, nga askush tjetër. Por kujdes, ushqimi është shumë i rëndësishëm gjatë kapërcimit të kësaj viroze, kësaj sëmundje”, u shpreh Orinda Huta teksa vuri theksin tek këshillat e mjekëve dhe mënyra e të ushqyerit. /Descript.al/