Kryefaqja Kulturë Nuk jua merr mendja, ky këngëtar është më i paguari në botë...

Nuk jua merr mendja, ky këngëtar është më i paguari në botë për këtë vit pandemik

80
0

Sipas një studimi të detajuar, artisti më i paguar gjatë vitit pandemik është një nga zërat më të njohur të muzikës klasike, Andrea Bocelli.Bëhet fjalë për tenorin italian, i njohur në të gjithë botën falë zërit të tij emocionues, hiteve të pavdekshme si “Con te partirò, Vivo per lei, La voce del silenzio, Canto della Terra, Time to say goodbye” dhe dhjetëra të tjera.

Sipas studimit, në vitin 2020 performancat e tenorit, por edhe kontratat publicitare, sponsorizimet si dhe investimet personale, i kanë siguruar atij një xhiro vjetore që i afrohet 82 milionë dollarëve.Bocelli është treguar edhe një menaxher i aftë i pasurisë së tij, me investime në kompani të ndryshme, por edhe me blerjen e pronave të patundshme, si një vilë në Toskanë. Ndërkohë, pasuria e tij neto në total kalon 245 milionë dollarët.