Dy jetë të pafajshme u shuan këtë të premte në Tiranë, në liqenin e Prushit. Ata janë të moshës 11 dhe 13 vjeç dhe u mbytën teksa laheshin me një grup të tjerë fëmijësh.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 18:00. Trupat e tyre të pajetë u nxorën nga polumbarët rreth 2 orë pas ngjarjes.
Nga vendi i ngjarjes, gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj tha se autoritetet janë duke punuar për të zbardhur ngjarjen. Ata mësohet se po marrin dëshmitë e fëmijëve të tjerë që ndodheshin me viktimat për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë./tvklan.al



























