Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të mos politizojnë kërkimin për origjinën e Covid-19, pasi kjo do të krijonte pengesa për të mësuar të vërtetën.

“Ne duhet ta dimë origjinën e këtij virusi sepse mund të na ndihmojë të parandalojmë shpërthimet në të ardhmen. Nuk ka asgjë për të fshehur. Ne duam të dimë origjinën, dhe kjo është e gjitha.”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, e cila ka akuzuar Kinën për fshehjen e origjinës së virusit, ka kritikuar kushtet e hetimit ndërkombëtar të udhëhequr nga OBSH për origjinën e pandemisë, shkruan TheGuardian.

Ndërkohë, media shtetërore kineze ka deklaruar se virusi ekzistonte në një vend tjetër para se të zbulohej në qytetin e Wuhan, duke përmendur që Covid-19 ka qarkulluar në Evropë që vitin e kaluar.