Një rritje e kohëve të fundit në rastet e COVID-19 midis të rinjve në Europë dhe në mbarë botën është një kujtesë se askush nuk është i pathyeshëm, paralajmëroi sot kreu i Zyrës Rajonale Europiane të OBSH-së, Hans Kluge.

“Ndërsa të rinjtë kanë më pak të ngjarë të vdesin se të moshuarit, ata ende mund të preken shumë seriozisht”, tha Kluge.

“Rinia, si të gjithë, duhet të luajë rolin e saj për të kufizuar mundësinë që virusi të përhapet”, shtoi zyrtari.

Sipas tij, masat e sugjeruara përfshijnë vënien e maskës në situata bashkëveprimi të ngushtë me persona të tjerë, duke shmangur turmat dhe grupet e mëdha, si edhe ruajtja e distancimit shoqëror.

Kluge paralajmëroi se rreziku i ringjalljes së virusit nuk ka qenë kurrë larg dhe, madje edhe nëse Europa ka një përqindje në rënie të rasteve globale, rajoni vazhdon të raportojë rreth 26 000 raste të reja çdo ditë.