Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, mbrëmjen e sotme.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka pasur përplasje të armatosur mes bandave kriminale në vendin e quajtur Ajos Sostis në lagjen Neos Kozmos të Athinës.

Sipas informacioneve të para, ka dy viktima, babë e bir. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë. Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes bandave shqiptare, megjithatë po hetohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.