Pandemia e COVID-19 ka kontribuar ndjeshëm në rënien e përdorimit të lëndëve djegëse fosile për prodhimin e energjisë, sipas shkencëtarëve në Universitetin Potsdam të Gjermanisë.
“Emetimet e karbonit në të gjithë botën nga prodhimi i energjisë ranë me 7 % në vitin e fundit, ndërsa kërkesa për energji ra”, shkruan shkencëtarët në një artikull të botuar në revistën “Nature Climate Change”.
“Qymyri është goditur më shumë nga kriza e koronavirusit, sesa burimet e tjera të energjisë”, tha Christoph Bertram, bashkautor i studimit.
Sipas tij, për shkak të shpenzimeve të larta, termocentralet janë të parët që do të mbyllen, kur kërkesa e energjisë të mbytet.
Si rezultat, përqindja e lëndëve djegëse fosile në përzierjen e energjisë të vitit 2020 ka rënë në shumë vende për shkak të pandemisë.