Papagalli më i vjetër në botë mësohet se ka kryer detyrat e tij në kopshtin zoologjik të Chicago për 75 vjet, por mosha e zogut ngjyrë të famshëm rozë nuk besohet se do të mësohet kurrë.

Cookie (Gurabija) ishte rezidenti më i vjetër i kopshtit zoologjik të Brookfield në Chicago, teksa besohet se ka pritur vizitorët që prej vitit 1934.

Ai ka ardhur në SHBA nga kopshti i Taronga në Sydney, Australi, kur besohet se ishte me moshë 1 vjeç

Për analogji, ky është viti kur Adolf Hitler u bë kancelar i Gjermanisë, dhe kur në Londër u hap për herë të parë metroja nëntokësore.

Por edhe shtatë dekada më vonë Cookie vijoi me të gjitha kapacitetet duke marrë çmimin e papagallit më të vjetër të botës.

Papagalli i famshëm besohet se ka kaluar të gjitha ulje-ngritjet e jetës, ndërsa nga aspekti  ‘njohjeve të reja’ ai ishte më i dobëti.

Në vitet 1950-të ai besohet se është prezantuar me zonjë papagall rozë si ai, por me sa mësohet ajo nuk u tregua e sjellshme me të kështu që Cookie e refuzoi.

Gjatë viteve ai ka krijuar një tufë me fansa, që i dërgojnë letra, i blejnë lodra e ëmbëlsira.

Ai ka qenë gjithashtu frymëzues i një shamani indian, i cili krijoi me pas një strehë papagajsh.

Në 2007, Cookie i diagnostikua me sëmundjen e kockave osteoartritis që besohet se erdhi nga dieta e tij vetëm me fara, dhe kjo bëri që kujdestarët të kujdeseshin të ndryshonin ushqimet e tij.

Cookie mbylli karrierën e tij të zbavitjes në 2009, dhe u vendos në një shtëpi shpendësh në Bookfield.

Por herë pas here ai përsëri kthehej në kohë duke dalë në publik, veçanërisht në ditëlindjet e tij, shkruan rrjeti The Sun.

Për fat të keq ai vdiq në 27 gusht 2016, në moshën e llogaritur prej 83 vjeç.

Cookie ka thyer të gjitha rekordet e jetëgjatësisë për speciaen e tij, që jetojnë zakonisht 40-60 vjet.

Kopshti zoologjik deklaroi asokohe: “Gjatë viteve popullariteti i Cookie rritej dhe ai ka prekur shumë jetë njerëzish”.

“Ai merrte letra, kartolina, lodra dhe kishte admirues nga e gjithë bota”.

“Stafin dhe vizitorët do t’i marrë shumë malli për Cookie.”

Tashmë një memorial është ngritur për nder të tij në kopshtin zoologjik me një statujë bronzi të masës jetësore të Cookie, në një stol në zonën e zogjve dhe zvaranikë të kopshtit, shkruan The Sun.

 

FOTO GALERI
1/5

Cookie (Gurabija) ishte rezidenti më i vjetër i kopshtit zoologjik të Brookfield në Chicago

Top Channel