/ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në vend do të mbizotërojnë masat ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në relievet malore në pjesën lindore ne mesdite. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/36 | diell |
| Kukës | 18/32 | Diell re |
| Lezhë | 21/35 | diell |
| Dibër | 17/32 | Diell re |
| Durrës | 23/36 | diell |
| Tiranë | 23/34 | diell |
| Elbasan | 23/37 | diell |
| Berat | 17/36 | diell |
| Vlorë | 20/33 | diell |
| Korçë | 18/32 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/37 | diell |
| Sarandë | 20/33 | diell |
/e.m/


























