Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Në mënyrë tepër të izoluar dhe në relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/sek.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/30 Diell pak re
Kukës 13/28 Diell re shi
Lezhë 14/30 Diell pak re
Dibër 14/28 Diell re shi
Durrës 17/30 Diell pak re
Tiranë 19/31 Diell pak re
Elbasan 17/32 Diell pak re
Berat 14/32 Diell pak re
Vlorë 17/29 Diell pak re
Korçë 13/26 Diell re shi
Gjirokastër 14/30 Diell pak re
Sarandë 15/27 Diell pak re
Atsh



























