Kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit ku pritet të vijë pjesa tjetër e vaksinave të Pfizer, 8190 të tilla, tha se shumë shpejt, pritet konfirmimi zyrtar për garantimin nga një shtet mik i 360 mijë doza vaksina Astrazeneca.

Madje kryeministri tha se për 10-15 ditë do vizitojë këtë shtet mik për konfirmimin zyrtar.

Rama: Unë kam shumë besim dhe nuk e them kot , që shumë shpejt do jemi në gjendje të japim lajmin e garantimit të një sasie të mirë vaksinash, se kur nuk e kemi konfirmimin, po për 10-15 ditë do bëj vizitë atje dhe me shumë gjasë do marrim konfirmimin zyrtar për 360 mijë doza astrazeneca, po njëkohësisht me një shtet tjetër jemi në negociata.

Po kështu Ahmetaj që është ngarkuar me procesin e rimëkëmbjes dhe që koordinon për llogari të kryeministrit ministrinë e shëndetësisë nesër do ketë një kontakt të parë të nivelit të lartë me shtetin e 3 me të cilin sot patëm komunikim inkurajues, por këto janë thjesht informacion i cunguar, se nuk kemi asgjë konkrete.

Ndër të tjera Rama tha se: Brenda marsit do bëhet lëvrimi sic e kemi thënë i 41 mijë dozash, po ashtu vazhdojmë negociatat me një shtet mik për 360 mijë doza astrazeneca në mënyrë që të vijojmë me objektivin 14 muaj, që është i vështirë në kushtet në të cilat ndodhemi.

Megjithatë nuk dorëzohemi, shpejt do kemi lajme të mira. Lajmi është që vazhdojmë vaksinimin, kemi filluar dhe vaksinimin plus 80. Sot që flasim 70 përqind e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duart e 10 shteteve.

Të gjitha shtete që kanë pas akses kanë ndarë 30 përqind të volumit të përgjithshëm. Sot 140 shtete në rajon s’kanë asnjë dozë në dispozicion, dozat që po marrim kanë rëndësi jetike për personelin shëndetësor.

Tjetra që dua të them është se nga të dhënat e deritanishme s’kemi pasur rast të asnjë lloj shqetësimi për të vaksinuarit dhe nga eksperienca ime antitrupat zhvillohen në mënyrë shumë mbresëlënëse si rezultat i vaksinimit.

Top Channel