Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për reformën Zgjedhore në Shqipëri.
Ai është shprehur se kjo marrëveshje është thelbësore për të ardhmen e vendit tonë, duke theksuar rëndësinë e saj për integrimin në Bashkimin Europian.
“Reforma zgjedhore në Shqipëri: Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë akoma të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet dhe do të ishte për të ardhur keq për të humbur momentin. Shpresoj për një marrëveshje. kjo është thelbësore”, shkruan Varhelyi.
Electoral reform in #Albania: I encourage all parties, in and outside of the parliament, to still give it a try and come to an agreement. This is an important reform that needs delivering and it would be unfortunate to waste momentum. I hope for an agreement: this is crucial.
Kujtojmë se, Këshilli Politik nuk mundi që të gjente gjuhën e përbashkët më 31 maj, afat i përcaktuar nga ata vetë për ta mbyllur këtë Reformë.
Top Channel