Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët.

 

 

Nga flakët është dëmtuar lehtë qytetari Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit”, sipas policisë.

 

 

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.

 

Top Channel