Në ditën e katërt dhe të fundit të Konventës Kombëtare Demokrate, gjatë së cilës u mbajt on-line edhe Forumi Ndërkombëtar i Liderëve 2020.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ishte i ftuar në këtë forum deklaroi se gjatë ditës së sotme nëpërmjet një paneli ekspertësh u paraqitën sondazhet dhe hulumtime të rëndësishme për të analizuar grupet e votimit dhe tendencat që do të ndikojnë më shumë në zgjedhjet e vitit 2020 të cilat adresuan pyetjen qëndrore të këtij takimi: “Kush do të votojë dhe çfarë i motivon ata?”.
Balla falenderon Presidentin e NDI, Ambasadorin Derek Mitchel për ftesën, që i mundësoi numrit dy të PS të jetë pjesë e paneleve me personalitete të rëndësishme amerikane.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Në ditën e katërt dhe të fundit të Konventës Kombëtare Demokrate, gjatë së cilës mbajt on-line edhe Forumi Ndërkombëtar i Liderëve 2020, nëpërmjet një paneli ekspertësh u paraqitën sondazhet dhe hulumtime të rëndësishme për të analizuar grupet e votimit dhe tendencat që do të ndikojnë më shumë në zgjedhjet e vitit 2020 të cilat adresuan pyetjen qëndrore të këtij takimi: “Kush do të votojë dhe çfarë i motivon ata?”.
Në përfundim të këtij rrugëtimi i cili edhe pse i pazakontë i’a arriti qëllimit për të qenë një Konventë e suksesshme. Falenderoj Presidentin e NDI, Ambasadorin Derek Mitchel për ftesën duke më mundësuar të jem pjesë e paneleve me personalitete të rëndësishme amerikane.