Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik ku pjesëmarrëse ishin të gjitha palët përveç opozitës jashtë parlamentare.

“Opozita jashtë duhet të ishte në këtë tryezë, patëm debat sepse ne e kemi shumë të qartë që duam hapjen e listave në 100 përqind.

5 anëtarët e opozitës parlamentare u dakordësuan për të votuar marrëveshjen“, tha menjëherë pas mbledhje për mediat Rudina Hajdari.

Ndërkohë Myslim Murrizi u shpreh, madje duke ironizuar se: “Më datë 30. Nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit. Nuk shoh ndonjë gjë pse nuk vijnë për të na dresuar se çfarë kanë. Mbase mbështesim anën e tyre. E vetmja nismë ligjore që ka deformuar, është 21 prilli i 2008. Janë kthyer thjeshtë në votues. Çdo sistem tjetër e rregullon demokracinë.”Grupi jonë është shprehur se nuk e voton por në mbledhje nëse na mbushin mendjen me diskutimet dhe me ndryshimet. Hajde të bisedojmë . Vëllezër janë bashkë ata, gjithë darkën i keni bashkë

Në Këshillin Politik të thirrur ditën e sotme, po mbërrijnë përfaqësuesit e palëve politike.

Top Channel mëson se fillimisht në këtë mbledhje ka mbërritur përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri , ndërkohë në mbledhje është edhe një përfaqësues i Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian. Ian Crawford shefi i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën Amerikane merr pjesë si vëzhgues në tryezën politike.

Pas Damian Gjiknurit, në mbledhje ka mbërritur edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila më herët konfirmoi pjesëmarrjen duke thënë se do të jetë aty së bashku me Myslim Murrizin. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama është fotografuar në momentet e mbërritjes së tij.

Nga ana tjetër për sa i përket opozitës jashtë parlamentare, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për ditën e sotme, por janë shprehur se janë gati të ulen për diskutim të enjten ose të premten.