Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet me vranësira në të gjithë vendin ndërsa reshje priten vetëm në zonat veriore. Por mesdita sjellë dhe reshje të pakta dhe të izoluara dhe në pjesën tjetër të vendit. Mbrëmja dhe nata ri-kthejnë kthjellimet në vend.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por ulen me të paktën 2 °C mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23-24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Europa Juglindore dhe ajo Lindore paraqiten me vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa mot i kthjellët dhe vranësira të pakta mbizotëron pjesën më të madhe të kontinentit Europian.