ATSH/ Përkujtohet një nga figurat e rëndësishme shqiptare sikurse është Fatos Arapi.
Ai lindi më datën 19 korrik të vitit 1930 në Zvërnec të qytetit të Vlorës dhe ndërroi jetë në Tiranë më 11 tetor të vitit 2018.
Në qytetin e tij të lindjes ai mori edhe arsimin, formimin bazë dhe atë të mesëm ndërsa studimet e larta i ndoqi në Sofie të Bullgarisë për ekonomi.
Pas kthimit në atdhe, Arapi njihet për kontributin e tij të madh që dha edhe në gazetari por edhe si lektor për letërsinë moderne shqiptare.
Më 1954 në Teknikumin Financiar kontribuoi si mësues i kësaj shkolle në lëndët e statistikës, planifikim dhe ekonomi politike. Gjatë viteve 1959-1966 ka qenë pedagog në Institutin Bujqësor ku dha degën e ekonomisë dhe ekonomi politike në institutin e lartë ekonomik në Tiranë. Në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet “Shtigje poetike” dhe “Poezi dhe vjersha”.
Kontributi i tij letrar ka qenë shumë i madh dhe mund të përmendim “Shtigje poetike”, “Partizani pa emër”, “Poema dhe vjersha”, “Ritme të hekurta”, “Patat e egra”, “Dhjetori i shqetësuar”, “Dikush më buzëqeshte”, “Poezi të zgjedhura”, “Drejt qindra shekujsh shkojmë”, “Shokët”, “Cipa e borës”, “Deti në mes”, etj.
Edhe si përkthyes Arapi ka lënë për lexuesin shqiptar vepra si, “Këngë për njeriun”, “Nikolla Vapcarov”, Poezi, Pablo Neruda, Antologji e poezisë turke të shekullit XX.
Fatos Arapi sikurse shumë intelektual të tjerë shqiptar nuk i shpëtoi ndëshkimit të periudhës komuniste. Për sensin e tij të kritikës antiburokratike dhe analizës të fortë që ndodhi në Pleniumin e IV, për kritikën e veprës “Drama e një partizani pa emër”, në vitin 1973 e transferojnë nga pozicioni i pedagogut drejt shkollës së mesme të natës “Sami Frashëri” të Tiranës.
Në vitin 2008 e fitoi “Kurorën e artë” në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.