Gjergj Luca shpallet “Personazhi i vitit 2022” si njeriu i punës dhe së vërtetës. Çmimet u akorduan nga gazeta “Koha Jonë” sipas traditës disa vjeçare të saj. Lexuesit e “Koha Jonë” dhe bordi vlerësuan figurën dhe modelin e punës së Gjergj Lucës.
Genta Popa, spikerja ikonë e Top channel rrëmben çmimin “Spikerja e vitit 2022″ Genta Popa falenderoi familjen e madhe të Top Channel e cila e ka mbështetur në rrugëtimin e saj, ndërsa kujtoi figura ikonë të televizionit shqiptar të cilat meritojnë respektin dhe mirënjohjen e pasardhësve në televizion.
Përmes një ceremonie ku ishin afro 120 gazetarë nga të gjitha mediat shqiptare, kryetari i Bordit “KOHA JONE” Lorenc Vangjeli dhe presidenti Nikollë Lesi akorduan edhe çmimet e tjera. Artan Hoxha u votua Gazetari i vitit 2022, Gent Shkullaku mori çmimin e reporterit më të mirë dhe Reis Çiço spikeri i vitit.
EDLIRA XHERRI



























