Ndërsa ne thjeshtë bëjmë ‘scroll’ në faqen zyrtare të Zara-s për të parë veshjet e fundit, ata që punojnë për të kanë një histori komplet ndryshe.
Në fabrikat e mbushura me njerëz të shpërndarë në mënyrë kaotike dhe në kushte që lënë për të dëshiruara, punëtorët që bëjnë këto rroba e gjejnë veten të braktisur nga Zara, marka globale e shitjes me pakicë që po bën karantinën të duket kaq magjepsëse me veshjet e saj.
Kur më shumë se një e treta e planetit u izolua nga koronavirusi, moda ndryshoi. Klientët po porosisin rroba në internet për të pasqyruar jetën e tyre të re: veshje për t’u shfaqur gjatë mbledhjeve në ‘Zoom’, për të bërë stërvitje në shtëpi apo pizhame për të kaluar pjesën tjetër të kohës. Bota mund të ndihet e pasigurt, por të jesh në gjendje të zgjedhësh ngjyrën dhe pëlhurën e këmishës që të shkon të ofron ndjenjën e kontrollit.
Kostoja e kësaj terapie me pakicë, dëshira për rehati dhe normalitet të mbyllur në shtëpi, po përballohet nga punëtorët që ndodhen mijëra milje larg, fytyra që nuk do t’i shihni kurrë në një spot për modën edhe kur videot përfshijnë modele me ngjyrë.
Këta punëtorë nuk mund të punojnë nga shtëpia dhe, në disa raste, ata janë të detyruar të punojnë në fabrika shumë pranë njëri-tjetrit, pa u shqetësuar për mbrojtjen e tyre nga koronavirusi.
Ndërsa markat si Zara, e cila ka dyqane në 96 shtete, rritin punën në qendrat logjistike, punëtorët që grumbullojnë veshjet po sakrifikohen për të përmbushur kërkesën.
Çështjet me modën e shpejtë i paraprijnë shfaqjes së COVID-19, por përhapja e shpejtë e saj ka thelluar pabarazinë e pabesueshme midis punëtorëve të veshjeve që punojnë në fund të zinxhirit të furnizimit dhe individëve të pasur si pronari i Zara-s, miliarderit spanjoll, Amancio Ortega, njeriu i gjashtë me i pasur në botë, i cili po ri-reklamon veten si shpëtimtarë dashamirës.
Në kulmin e pandemisë në Spanjë këtë vit, kompania mëmë e Zara-s, Inditex, mbylli më shumë se 3000 dyqane. Ortega përqendroi perandorinë e tij të modës për të bërë fustane dhe maska spitalore, dhe sipas Forbes, realizoi furnizime mjekësore me vlerë miliona euro nga Kina. Ortega gjithashtu siguroi që punonjësit spanjollë të Zara-s të merrnin pagat e tyre të plota gjatë krizës, gjë që i dhanë atij shumë mbështetje në media dhe në Spanjë.
Më 28 mars, ekuipazhet e ambulancës u mblodhën jashtë shtëpisë së tij për t’i uruar një ditëlindje të lumtur. Por zemërgjerësia dhe shqetësimi i Ortega-s për punëtorët e Zara u ndal në kufijtë e Spanjës.
Edhe pse Inditex nuk e publikon listën e fabrikave nga të cilat prodhohen veshmbathjet, “BuzzFeed News” tregon për kushtet nga dy fabrika në Myanmar, ku punëtorët kanë turne 11-orëshe, gjashtë ditë në javë dhe paguhen 3,50 – 4,74 dollarë në ditë.
Ndërsa njerëzit i kënduan “Gëzuar Ditëlindjen” Ortega-s nga ballkonet e tyre në Spanjë, më shumë se 500 punëtorë në të dy fabrikat u pushuan, kur kërkuan të furnizoheshin me maska dhe të ruhej distanca sociale për t’i mbrojtur nga koronavirusi. Një nga fabrikat, Myan Mode, pushoi çdo anëtar të sindikatës së punëtorëve, së bashku me një grua që ishte ankuar për ngacmim seksual në fabrikë vitin e kaluar.
Las ambulancias de La Coruña delante de la casa de Amancio Ortega para expresar el agradecimiento de toda la sociedad y felicitarle por su cumpleaños. Felicidades Amancio, Marca España
“Të gjithë mund të vdisnim, dhe për çfarë? Që t’i bëjmë markat e pasura super të pasura. Klasa punëtore po sakrifikohet që ata të mund të veshin rroba të mira”, tha një punëtor nga kryeqyteti i Myanmar.
Gjithçka është e tmerrshme, por pandemia është veçanërisht shqetësuese për njerëzit që bëjnë rrobat tona, sepse ata punojnë me kontrata afatshkurtra ose ndonjëherë paguhen për një copë veshje. Uria e pamëshirshme e konsumatorit për rroba firme do të thotë që kur të përfundojë më e keqja e krizës dhe të kthehet oreksi ynë për të bërë blerje, gjithçka që duhet të bëjë një kompanie e madhe është të gjejë grupin tjetër të punëtorëve me paga shumë të ulëta.
Ankthi se mos pushoheshin nga puna apo i uleshin pagat pushtoi çdo punonjës në të gjithë botën. Pandemia dhe pasojat e saj ekonomike kanë hedhur poshtë hipokrizinë e miliarderëve, që bëjnë vetëm sa duhet për t’u siguruar që të kenë vëmendjen e shtypit, ndërsa i trajtojnë punëtorët e tyre si diçka që mund ta flakin./ Burimi BuzzFeedNews