Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi plagosi me mjet prerës dy vëllezër, ndërsa një 17-vjeçar është vënë nën hetim për moskallëzim krimi.
Gjatë operacionit policor të koduar “Tracking” nga Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit fizik Gert Latifit iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e vëllezërve.
Autori banues në Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerës R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç të dy banues në Tiranë dhe më pas është larguar.
Mësohet se dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për 17-vjeçarin, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente. Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.
Top Channel



























