Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur pak më parë në Gjykatën Kushtetuese. Vizita e ambasadores në Kushtetuese vjen pas zgjedhjes së anëtares së 9-të, Holta Zaçaj, e cila zëvendësoi në detyrë Vitore Tushën.

Gjykata e Lartë zgjodhi më 16 janar Holta Zaçaj, anëtare të 9-të Gjykatës Kushtetuese.Kandidatja fituese mori 6 vota të plota, sikurse edhe kandidatja Elsa Miha. Ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme. Anëtaret e Gjykatës së Lartë mes Mihës dhe Zaçajt, zgjodhën këtë të fundit, për shkak të pikëzimit pasi u zgjodh e para me 84.7 pikë në raport me 82 pikë që siguroi Miha.

Holta Zaçaj u betua më 15 janar para presidentit të vendit, Bajram Begaj si gjyqtare e re e Gjykatës Kushtetuese.

/rtsh.al/