Mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare” është bërë një denoncim ku një famije nga Mamurrasi ka rënë pre e një mashtrimi.

“Dua të dhuroj 985.000 euro. Emri im është zonjë Viviane. Unë nuk mund të jetoj gjatë në këtë tokë. Kam humbur burrin dhe nënën në aksident. Unë dëshiroj ta dhuroj këtë shumë për të gjithë ata që kanë nevojë”.

Ky është një mesazh që qarkullon në rrjete sociale, ku kërkohen familje “përfituese” e kësaj shume. Dhe, një familje nga Mamurrasi ka rënë pre e këtij mashtrimi, pasi ka paguar në total 370 euro, që duhet të “përdoreshin” për të disbursuar këtë shumë.

“Në fillim na kërkuan 312 euro gjoja për të rregulluar letrat. Ne nuk patëm atë shume dhe nisëm, megjithë lekët e komisionit të bankës, 100 euro. Ia dërguam këtë shumë dhe ata na kërkuan sërish 500 euro. U thamë se nuk kemi më shumë. Më pas na kërkuan 250 euro, pasi me këtë shumë bëhej edhe kalimi i të gjithë shumës. Në total, megjithë komisionin, kemi paguar 370 euro. Këto shuma i kemi paguar në bankë dhe pikat e transfertave të parave” thotë zonja, e cila ka edhe mandat pagesat për emrin Maria Del Mar.

Ajo tregon se e kuptuan se ishte mashtrim pasi ata vazhdimisht po kërkonin shuma parash, me justifikimin se janë për disbursimin e shumës totale.

“Na kanë çuar disa kontrata që është me një avokat në Francë. Njëherë hiqeshin sikur ishin në Francë, njëherë në Spanjë. Përdorin emra të ndryshëm” përfundon zonja.

Për këtë ngjarje ja folur edhe eksperti Tomi Kallanxhi, i cili u bëri thirrje të gjitëh qytetarëve që mos të mashtrohen dhe të tregohen të kujdesshëm.