Në ambientet multifunksionale të Akademisë së Sigurisë, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Qitjes Sportive, kampionat i cili organizohet nga Federata Shqiptare e Qitjes Sportive.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet është edhe ekipi i qitjes i Policisë së Shtetit, i cili përfaqësohet nga 2 sportistë në disiplinën e qitjes dhe 2 sportistë në disiplinën me pistoletë.
Ekipi i qitjes i Policisë së Shtetit është anëtar i Federatës së Qitjes, anëtarësim ky i miratuar nga Federata Shqiptare e Qitjes Sportive.
Ky ekip përbehet nga 3 trajnerë, 5 sportiste dhe 5 sportistë.