Në molin 5 të Terminalit Perëndimor në portin e Durrësit ka përfunduar  shkarkimi i anijes “Afina 1”, me 12,171 tonë rrotativa llamarinë, pjesa më e madhe e të cilit, 9,630 tonë, i janë drejtuar tranzit Prishtinës (Kosovë), ndërsa 2,542 tonë po ngarkohen në kamionë dhe kanë si destinacion Vorën.
Nga sektori i Statistikave mësohet se që nga fillimi i këtij viti, ka patur edhe ngarkesa të tjera tranzit nga porti më i madh i vendit me drejtim Kosovën.
Nga i njëjti burim bëhet me dije se gjatë vitit që lamë pas, në Terminalin Lindor dhe atë Perëndimor janë përpunuar 148,642 tonë mallra si; llamarine, xhama, hekur ndërtimi, çimento, gurë mermeri, qymyr, etj, që të gjitha me drejtim Kosovën