Dj Stone dhe Miss Rose janë mjaft të njohur për publikun shqiptar. Çifti i njohur ndajnë jetën personale dhe atë profesionale bashkë, duke qenë të pandarë në çdo moment. Mirëpo, pas 10 vitesh martesë, Dj Stone ka bërë diçka për herë të parë, pavarësisht se mund të duket e çuditshme.

“Siç e thashë edhe pak më parë ngaqë lidhja jonë, edhe historia e dashurisë tonë ka ecur me hapa shumë të mëdhenj, unë nuk e kam bërë atë momentin magjik, që do të thosha më fiks atë propozimin magjik edhe standard që është një gjë shume e veçantë kundrejt Eridës dhe mendova dhe i kërkoj ndjesë publikisht këtu tani, dhe mendova qe t’ja bëj këtu. Faktikisht propozimi im nuk do të jetë a do të martohesh me mua pasi ne kemi 11 vjet të martuar, por ajo që doja ti thosha ‘A pranon që ne ta ribëjmë edhe njëherë festën e martesës ashtu siç duhet?’ A pranon?” ka qenë propozimi romantik i Dj Stone.