Presidenti turk Tajip Erdogan filloi një sulm të ri kundër homologut të tij francez Emmanuel Macron duke thënë se ai kishte nevojë për trajtim mendor për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve dhe Islamit.

Reagimet e presidentit turk erdhën pasi, Macron u zotua të luftojë “separatizmin islamik”, i cili ai tha se po kërcënonte të merrte kontrollin në disa komunitete myslimane përreth Francës, duke i tërhequr në veçanti vëmendjen presidentit turk.

Franca është tronditur rëndë nga vrasja makabre e një mësuesi të premten e kaluar nga një radikal islamik, i cili kishte dashur të hakmerrej për përdorimin e karikaturave të mësuesit nga Profeti Muhamed

“Çfarë problemi ka Macroni me myslimanët dhe Islamin? Macron ka nevojë për trajtim në një nivel mendor. Çfarë tjetër mund t’i thuhet një kreu shteti që nuk e kupton lirinë e besimit dhe që sillet në këtë mënyrë, kur miliona njerëz që jetojnë në vendin e tij janë anëtarë të një besimi tjetër?” Shtoi Erdogan.

Presidenti turk tha në 6 tetor pas komenteve fillestare të Macron mbi “separatizmin islamik”, se deklaratat e tij ishin “një provokim i qartë”  për komunitetin mysliman.

Turqia dhe Franca janë anëtare të NATO-s por kanë pasur mosmarrëveshje rreth çështjeve më të nxehta të politikës ndërkombëtare, përfshirë politikat në Siri dhe Libi, juridiksionin detar në Mesdheun lindor dhe konfliktin në Nagorno-Karabak.