ATSH/ -Delegacionit i BE-së në Shqipëria tha sot se programi i BE-së për modernizimin e bujqësisë shqiptare është duke ndihmuar fermerët shqiptarë.
Delegacionit i BE-së ka sjellë dy raste ku një fermer nga Brezhani dhe një fermer nga Sllova kanë përfituar nga programi IPARD në blerjen e agregateve bujqësore në funksion të pemtarisë.
“Gojard Hakorja në Brezhan dhe Lavdërim Daci në Sllovë, gëzojnë sot prodhimtari më të lartë falë investimit të përfituar nga programi IPARD në blerjen e agregateve bujqësore në funksion të pemtarisë”, shprehet Delegacioni i BE-së.
Janë të shumta rastet e fermerëve në Shqipëri të cilët kanë përfituar falë programit të BE-së për modernizimin e sektorit bujqësor.
/gj.mima/ /a.g/