Ndërsa koronavirusi mbetet një ndër shqetësimet kryesore në nivel botëror, papunësia i zë vendin si shqetësimi kryesor në shumë vende në botë dhe ne vend. Shqetësimi për papunësinë është rritur në maj, kur kriza e koronavirusit kaloi në fazën tjetër. Ndërkohë që COVID-19 mbeti shqetësimi më i shpeshtë i artikuluar, sipas një sondazhi mujor nga IPSOS. Sipas parashikimeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), aktiviteti ekonomik global do të ulet me shumë gjasa me 6% në vitin 2020, ndërsa papunësia do të rritet në 9,4% nga 5,4% në vitin 2019.

“Rimëkëmbja, pas një rifillimi të vrullshëm të aktivitetit, do të kërkojë kohë për të sjellë prodhimin në nivelet para pandemisë, dhe kriza do të lërë gjurmë për një kohë të gjatë” – shkruan OECD. Humbjen e vendeve të punës e vuajnë më së shumti ata persona të cilët nuk kanë përsona të tjerë të punësuar në familje, ndërkohë që qytetarët elbasanas shprehen për Tv Skampa se rënia ekonomike dhe papunësia po i con ata në depresion.

Instituti i Statistikave raportoi se, në muajin Prill shkalla zyrtare e papunësisë arriti në 12.3 për qind, nga 12 për qind që ishte një tremujor më parë. Ndërkohë që rënien në këtë nivele e sheh më së shumti tek ndikimi i pandemisë në biznese të cilat, po shkojnë drejt falimentimit.