Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje në rrjetet sociale me kryetarët e bashkive të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Rama ka thënë se tashmë janë gati për vazhdimin e rindërtimeve në zonat e prekura. “Tani jemi gati për të filluar me kantierin e madh të lagjes 1.1

Ndërkohë që po bëhemi gati për ndërtimin e kantierit 1.2. Praktikisht do të ndryshojë rrënjësit qytetin e Laçit. Po çojmë edhe rrugët e reja në këto vende për të pasur. Ne jemi në besimin që Laçi do të jetë një vend turistik i rëndësishëm. Dhe gjithë atë lëvizje që ka gjatë numrit të madh në pelegrinazh, të ketë mikëpritjen e duhur të gjithë këtyre njerëzve”,- tha Rama