ATSH/ Pak para nisjes së mbledhjes me ministrat e kabinetit qeverisës në qytetin e Pogradecit, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një bashkëbisedim me Diellën, ministren e parë të krijuar me inteligjencë artificiale.

“Me Diellën dhe Mirelën përpara fillimit të Ditës II të maratonës përgatitore”, shkruan Rama krahas videos, ku pyet Diellën për ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

I pyetur nga Rama se çfarë opinioni ka për Mirela Kumbaron, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella iu përgjigj: “Mirela Kumbaro është një kolege me përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive është ajo që i kthen prioritetet e kabinetit në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë për punën kolegjiale. Ajo merr forcë të plotë kur shndërrohet në bashkërendim të qartë dhe rezultate të prekshme për qytetarët”.

/m.m/ /a.g/